Skip to content
Të Gjitha

“Nuk pendohem, një ditë do të ndodhte”, autori i masakrës në Pogradec jep deklaratën në polici

· 2 min lexim

Policia ka arritur të zbardhë deklaratën e autorit 44-vjeçar të krimit në familje sot të Pogradec, ku autori me probleme mendore u shfaq shumë i qetë gjatë dhënies së deklaratës.

Rreth orës 18:00 në fshatin Buçimas, gjatë një sherri mes vëllezërve Olsi Çekiçi 44-vjeç ka goditur disa herë me thikë nënen e tij Firses Çekiçi. Nga goditjet e shumta dhe plagët e marra 70 vjeçarja Çekiçi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën. Ndërkohe ka qëlluar edhe vëllan e tij, i cili mori disa plagë në kokë por që ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Çekiçi pasi kishte qëlluar me thikë disa herë mbi nënën tij, i kishte prerë kokën dhe ia ka varur mbi derën e oborrit. Dhe në momentin që policia shkoi në vendngjarje e gjeti autorin e vrasjes të larë në gjak. “Mos u afroni, do bëheni pis me gjak, pasi është me magji”, mësohet t’u ketë thënë policëve.

Gjithashtu gjatë marrjes në pyetje 44-vjeçari ka thënë se nuk është penduar, pasi sipas tij kjo do ndodhte një ditë.”Nuk pendohem, kjo do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë”.