Skip to content
Të Gjitha

“Nuk kemi marrë ftesë për Minishengenin”, Kryeministria përgënjeshtron deklaratën e Haradinaj

· 1 min lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi ditën e sotme se Kosova nuk është e ftuar në takimin e Mini-Shengenit.

Menjëherë deklarata u përgënjeshtrua nga Kryeministria shqiptare.

Në njoftim thuhet se Kosova është ftuar në nivelin më të lartë, njësoj si në takimin e Ohrit dhe ftesa i ka shkuar presidentit, Hashim Thaçi.

“Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi“, njofton kryeministria. 

Takimi për të ashtuquajturin “Minishengeni Ballkanik”, pritet të mbahet të shtunën në Durrës.