Edhe sot nuk është marrë një vendim mbi fatin e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë shqiptare. Në seancën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), u paraqit avokati dhe bashkëshorti i Prelës, por jo vetë ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ata kërkuan shtyrjen e seancës për një datë tjetër për shkaqe shëndetësore. Kërkesa u pranua nga trupi gjykues dhe seanca e radhës u përcaktua për në 3 shtator, ora 10:00.
Donika Prela arriti të kalojë shkallën e parë të vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), por Komisioneri Publik apeloi vendimin në KPA, duke kërkuar shkarkimin e saj.
Ndërkohë, sa i përket vetting-ut, sot KPK konfirmoi në detyrë Blerona Hasën, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ.