Skip to content
Të Gjitha

Nuk ka qetësi! Tërmeti 5.5 ballë lëkund Shqipërinë, ja epiqendra

· 1 min lexim

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në vendin tonë pak minuta më parë.(9:15)

Mësohet se ishte 5.5 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tij ishte në Hamallaj, Durrës, por është ndjerë në disa qytete, si Tiranë, Krujë e Vlorë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

Nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme materiale.

Ky tërmet i fortë ndjehet dy muaj pas atij të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur e la mijëra të pastrehë.

Nuk dihet nëse është pasgodite e tërmetit të nëntorit apo jo.