“Nuk jemi këtu për të marrë në dorë reformën”, ambasadori i OSBE tepër i zhgënjyer pas prishjes së tryezës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore nuk shkoi ashtu siç duhej.

Zhgënjimi u shpreh edhe nga ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, shkruan “Balkanweb”.

Ky i fundit dënoi largimin e opozitës, ndërsa shtoi se hapi i radhës do të shqyrtohet.

Më tej ai tha se OSBE nuk ndodhet në Shqipëri për të marrë në dorë reformën, por për të dhënë mbështetje.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë” -u shpreh ambasadori i OSBE.

Tryeza e sotme për reformën zgjedhore nisi me debate të forta. Fillimisht u përplasën deputetët Kujtim Gjuzi dhe Damian Gjiknuri.

Më pas situata vijoi me largimin e sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kasos, si dhe opozitës parlamentare.

Shpërndaje
Share.

Komento