Skip to content
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve: Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

· 1 min lexim

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës, në Durrës. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, duke e çuar në katër numrin e viktimave.

I mituri kishte mbetur i plagosur rëndë nga përplasja dhe prej disa ditësh ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 16-vjeçari nuk u ka mbijetuar dëmtimeve të marra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Manzë. Nga përplasja humbën jetën 25-vjeçari Kleo Vrioni dhe bashkëshortja e tij, shtetasja italiane 26-vjeçare Sara Brugnatelli, si edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Në automjet ndodheshin edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët mbetën të plagosur. Njëri prej tyre ishte Klevis Dervishi, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital, duke e çuar në katër bilancin e viktimave të aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen fatale.