Nuk hiqte dorë për të shkuar në Itali, njihuni me “rekordmenin e thyerjes së dëbimeve”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat italiane kanë publikuar foton e një 36-vjeçari shqiptar i cili ka thyer 14 herë urdhrat e dëbimit të lëshuar nga shteti fqinj.

Ai njihet edhe si “rekordmeni i thyerjes së dëbimeve”. 36-vjeçari shqiptar është Emiliano Fejzo, I cili kishte vetëm dy javë që ishte depërtuar në Shqipëri, por për të disatën herë kishte thyer urdhrin dhe kishte shkuar në Itali.

Media italiane “leggilo.org” shkruan se Fejzo ishte pikasur nga policia dhe ishte arrestuar për hyrje të paligjshme në shtetin italian. Emri i shqiptarit nuk është i panjohur për autoritetet italiane. Ai rezultonte me precedentë të mëparshëm penal, shumicën e të cilave i ka në fushën e vjedhjes.

Janë disa prefektura në Itali që kanë dekretuar dëbimin e të riut shqiptar. Dëbimin e Fejzos kishin  firmosur  Bologna dhe Treviso. Kanë qenë vetë autoritetet që kanë bërë shoqërimin e tij fizik duke kthyer shqiptarin në doganë.

Sipas “Abc news”, mësohet se ai u kthye në Shqipëri më 23 Maj të këtij viti. Pas 8 muajsh burg, Fejzo erdhi në atdhe me një linjë direkt nga Malpensa. Siç shkruajnë mediat italiane “ai nuk mund të qëndrojë larg Italisë”, duke u kthyer sërish dhe duke u kapur kësaj here në Reggio Emilia.

Shpërndaje
Share.

Komento