Skip to content
Të Gjitha

“Nuk është koha për llafe, por për punë”/ Arben Kraja prezantohet zyrtarisht në krye të SPAK

· 1 min lexim

Arben Kraja ka marrë zyrtarisht postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në fjalën e tij prezantuese, Kraja tha se është kohë për punë e jo për llafe.

Ai falenderoi të gjithë anëtarët e tjerë të KLP, duke shtuar se do të bëjnë një grup të mirë së bashku.

Kraja ka premtuar se do të jetë i ashpër me këdo që shkel ligjin.

“Nuk dua ta zgjas se kemi shumë punë për të bërë.

Falenderoj të gjitha anëtarët e KLP, bashkë me të gjithë prokurorët e tjerë do bëjmë një grup shumë të mirë.

Nuk është më koha për llafe, por për punë“, u shpreh kreu i SPAK.

Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi, i cili tha se viti i ri do të jetë shumë intensiv.

Tetë anëtarët e SPAK u betuan ditën e djeshme përpara presidentit, Ilir Meta.

Ngritja e SPAK është përshëndetur edhe nga ndërkombëtarët.