Nuk dogji mandatin, Lefter Koka flet për marrëdhënien me Kryemadhin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse doli kundër vendimit të partisë për të mos djegur mandatet, deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka deklaruar se marrëdhënia e tij me drejtuesen Monika Kryemadhi është shumë e mirë.

Pas përfundimit të sencës plenare,  në një pronocim për mediat Koka tha se vijon të jetë pjesë e LSI-së.

Ai pohoi se është i gatshëm të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor, ndërsa nuk harroi të përmendte se bashkia e Durrësit nuk është ambicia e tij, ndryshe siç është pretenduar në opinionin publik.

“Vazhdoj të jem pjesë e LSI-së. Kam marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e LSI. Do të votoja ndryshimet në kodin zgjedhor. Bashkia e Durrësit nuk është më ambicia ime”, tha Koka në një prononcim të shkurtër para mediave.

Shpërndaje
Share.

Komento