Nuk arritët të plotësonit A1/A1Z? Rihapet portali i aplikimeve për maturën shtetërore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të gjithë ju maturantë, të cilët nuk arritët të plotësonit formularin A1/A1Z, keni një mundësi të dytë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit përmes një shkrese zyrtare ka bërë me dije rihapjen e këtij aplikimi, duke lënë në dispozicion edhe 5 ditë të tjera për maturantët.

Nga ajo që mësohet rihapja e procesit do të ndodhë në fund të muajit maj,konkretisht nga data 27 maj deri në 31 maj 2019,  ndërkohë që aplikimi ashtu si çdo vit do të jenë online nga ambientet e gjimnazit.

“Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje
Share.

Komento