Zgjedhjet presidenciale të SHBA/ Partia Demokratike shpall si kandidat të saj 37-vjeçarin homoseksual

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA janë duke u afruar dhe bashkë me të janë duke u pritur kandidaturat zyrtare për fitimin e postit më të lartë, atë të presidentit.

Është bërë zyrtare tashmë se nga Paria Demokratike në zgjedhjet presidenciale do të kandidojë kryebashkiaku i South Bend në shtetin amerikan të Indianës, Pete Buttigieg.

Buttigieg është tërësisht një profil i ri nga ai që Shtetet e Bashkuara kanë parë deri më sot, pasi ai është vetëm 37-vjeç dhe e ka pranuar hapur prirjen e tij homoseksuale.

Megjithatë ai ka shërbyer për më shumë se 8 vite në Marinën Amerikane dhe për punën që ka bërë është vlerësuar.

Mirëpo arsyeja pse zgjodhi të marrë këtë vendim sipas Buttigieg kanë qenë vendimet e marra që administrata Trump ka marrë ndaj ndryshimeve klimaterike, sistemit shëndetësor dhe emigrimit.

Këtë gjë kandidati për president e ka thënë gjatë fjalimit ku shpalli edhe kandidaturën. Gjithçka mbetet për t’u parë nëse do të mbështetet ose jo nga amerikanët.

Shpërndaje
Share.

Komento