Skip to content
Politikë

Nuk arritën të thyejnë herësin, këta janë emrat e njohur të PD që mbetën jashtë parlamentit

· 2 min lexim

Partia Demokratike arriti të siguronte vetëm 59 mandate deputetësh me vota në marra në zgjedhjet e 25 prillit duke mos arritur të jetë në qeveri edhe pas 8 vitesh. Kandidati më i votuar nga demokratët ishte kryetari Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.

Por nga ana tjetër, një sërë emrash të njohur për demokratët  nuk arritën të thyejnë herësin dhe të sigurojnë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e parlamentit, duke qenë se ishin renditur shumë poshtë në lista. Ndër to janë kandidatë nga lista e Tiranës, mes të cilëve Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Çlirim Gjata, Ivi Kaso etj. Po ashtu në Fier nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit Agron Kapllanaj. Në Shkodër votat e nevojshme për t’u bërë deputet  nuk arriti t’i merrte Bardh Spahia e Nard Ndoka.

Lista e plotë:

 

TIRANË

Aldo Bumçi –  2136 vota

Ivi Kaso – 5087 vota

Orjela Nebijaj – 5599 vota

Gent Strazimiri – 2853 vota

Çlirim Gjata – 447 vota

Sali Shehu – 2377  vota

Dorjan Teliti – 1588 vota

FIER

Agron Kapllanaj – 9274 vota

SHKODËR

Bardh Spahia – 7219 vota

Nard Ndoka – 228 vota

Izmira Ulqinaku 3683 vota

Në zgjedhjet e 25 prillit ishte Partia Socialiste ajo që u shpall fituese me 74 mandate. Po ashtu mandate morën edhe LSI dhe PSD, respektivisht katër dhe tre mandate.