Nobeli në letërsi për përkrahësin e Millosheviçit, Prishtina ngrihet në protestë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën e kaluar Akademia e Shkencave të Suedisë, i dha çmimin “Nobel” në letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili është një përkrahës i Millosheviçit.

Ai ka mohuar masakrat e Serbisë në Srebrenicë dhe në Kosovë, madje ka marrë pjesë edhe në varrimin e ‘kasapit të Ballkanit’.

Menjëherë pas këtij vendimi, kritika të shumta nga intelektualë shqiptarë dhe botërorë vërshuan ndaj Akademisë së Shkencave të Suedisë.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, ditën  e sotme në Prishtinë, në orën 11:00 pritet të zhvillohet një protestë përpara ambasadës suedeze.

Protestuesit do të kërkojnë heqjen e çmimit ‘Nobel’ Handkes.

Anulimin e  çmimit e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës.

Kjo e fundit është shprehur tërësisht e zhgënjyer, me ndarjen e sivjetshme të çmimeve.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se ky vendim ka shkaktuar dhimbje të shumta tek familjarët e viktimave të luftës.

Nga ana e saj Akademia e Shkencave suedeze, ka reaguar nëpërmjet sekretarit të përhershëm të saj, Mats Malm, i cili tha se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza estetike e letrare dhe jo mbi konsideratat politike.

Shpërndaje
Share.

Komento