Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Njohja reciproke/ Mesazhi i Netanyahut: Në këtë Vit të Ri hebraik, i shtrij dorën e miqësisë popullit të Kosovës

16:16 16/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovës, mund të çojnë drejt një epoke të re në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një letre, që u lexua në një manifestim në Prishtinë me rastin e vitit të ri hebraik.

Kremtimi u organizua pak ditë pasi që Kosova dhe Izraeli ranë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, që ishte pjesë e dakortësimit për normalizim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në letrën e tij, kryeministri Netanyahu theksoi se “zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovës mund të çojnë drejt një epoke të re në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët. Jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe shpresoj që do të shkojmë drejt përmbushjes”,- thuhet në letër.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, përmes një videomesazhi i bëri jehonë marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar së bashku me një marrëveshje historike për të shkëmbyer marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe për të shkëmbyer ambasadat”,- tha zoti Grenell.

Kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, tha se, populli i Izraelit dhe ai i Kosovës kanë ngjashmëri të shumta në mes veti për shkak të kaluarës së tyre.

“Kosova është e veçantë. Jo shumë njerëz në gjithë botën e dinë se sa e veçantë është Kosova. Çfarë ka të veçantë në Kosovë janë njerëzit dhe kjo i bën Izraelin dhe Kosovën më të afërt sepse populli në Izrael dhe në Kosovë janë të veçantë dhe shumë të ngjashëm”,- tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se, në këtë vit festa hebraike është edhe më e madhe pasi që pason lajmin për njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Izraelit.

“E mirëpresim dhe do të punojmë fuqishëm për vënien e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj e shënojmë këtë ngjarje madhështore këtu në Prishtinë në një moment të veçantë dhe historik për të dy vendet edhe Kosovën edhe Izraelin në veçanti pasi që ky vit Hebraik po shënohet në një moment të rëndësishëm pas arritjes së marrëveshjes së Washingtonit, një marrëveshje kjo që ka karakter ekonomik, sigurisë por edhe të njohjes reciproke në mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit”,- tha presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se Kosova është demokraci parlamentare sekulare e cila do të mirëpret pjesëmarrjen e kulturës hebraike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet institucionale.

“Kësaj radhe viti i ri Hebraik është i posaçëm është festa e cila shënon njohjen reciproke Kosovë-Izrael. Komuniteti hebraik i Kosovës është hallk e rëndësishme në këto marrëdhënie tona. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhënie tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit dhe përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”,- tha kryeministri Hoti.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, veçoi ngjashmëritë mes dy popujve.

“Nuk ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet e njëri tjetrit më mirë e më shumë se sa populli ynë këtu në Kosovë dhe populli izraeli, prandaj është lajm i mirë që më në fund edhe politika e arriti stadin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike për të kurorëzuar një miqësi të gjatë me dekada të tëra ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit”,- tha zonja Osmani.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se, njohja shtetërore ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të jetë vetëm hapi i parë i radhës në historinë e miqësisë dhe të respektit në mes të popullit shqiptar dhe atij izraelit.

Yisroel Finman, rabin nga Tirana tha se shqiptarët veçohen për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa bëri thirrje që Izraeli dhe Kosova të punojnë së bashku për të ardhmen e tyre.

/Burimi: VOA, IzraeliSot.com/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: KosovemesazhNetanyahunjohja

Të tjera

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...

13:42 10/01/2026
Para

Presidentja e KE: Hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin vendim historik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

11:08 02/02/2026
Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.