Njohja e patentave nga Itali, zbulohet data kur hyn në fuqi vendimi

Shqiptarët që do të shkojnë në Itali nuk do të kenë më nevojë që të pajisen me patentë shoferi vendase. Minstria për Evropën dhe punët e Jashtme, njofton se pala italiane ka përmbyllur tërësisht procedurat lidhur me marrëveshjen epër njohjen e ndërsjelltë. Mësohet se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, konkretisht më datë 12 korrik 2021.
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
Njoftimi i plotë:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.
🔴Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.
❗Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.