Skip to content
Të Gjitha

Një tjetër rast me Covid-19 në Delvinë, infektohet polici bashkiak

· 1 min lexim

Ministria e Shëndetësisë, ditën e sotme raportoi për 78 raste të reja të infektuar me Covid-19, në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Rekordin për numrin e të prekurve, ditën e sotme e ka shënuar Shkodra.

Më pas, për numrin e lartë të të infektuarve renditej Kruja e Tirana.

Një tjetër rast i infektuar me Covid-19 është konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Delvinës.

Mësohet se i prekur është një punonjës i policisë bashkiake, i cili rezulton të jetë kunati i pacientit të parë të regjistruar në këtë qytet.

Pas këtij rasti ka nisur dezinfektimi i zyrave të Bashkisë.

Kryetarja e Bashkisë u ka dhënë 1 orë leje punonjësve deri në përfundim të procesit.