Skip to content
Të Gjitha

Një tjetër pushuese nga Kosova mbytet në plazhin e Shëngjinit, policia jep detajet

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë, ku një pushuese nga Kosova është mbytur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, ku pushuesja nga Podujeva e Kosovës, me iniciale Sh.L.,71 vjeç,  është mbytur në det.

E moshuara është pushuesja e 6-të, e cila mbytet në plazhet shqiptare. Pesë ditë më parë një 34-vjeçar ndërroi jetë po në plazhin e Shëngjinit.Ndërkohë më herët gjatë qershorit kanë humbur jetën edhe 4 pushues të tjerë në Durrës, Shëngjin dhe te Shkëmbi i Kavajës.

Njoftimi i plotë:

Më  datë 15.07.2020, në  Shëngjin, Lezhë është  mbytur në det shtetasja  Sh.L.,71 vjeçe,  banues në Podujevë, Kosovë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.