Skip to content
Kryesore

Aksidentohet efektivi i policisë

· 1 min lexim

Mësohet se një automjet, i drejtuar nga një femër, ka aksidentuar një efektiv policie i cili ndodhej në terren për të dokumentuar një përplasje mes dy mjeteve në tunelin Tiranë-Elbasan, ku u raportuan vetëm dëme materiale.

Gjendja e efektivit të policisë ende nuk është e qartë, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.