Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një në tetë vdekje lidhet me ndotjen, raporti tronditës i BE:”Në Shqipëri 23%…

22:39 21/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në raportin e fundit të agjencisë së mjedisit në BE (EEA), thuhet se një në tetë vdekje në Evropë ka si shkak ndotjen.

Më tej në raport theksohet se faktorë të tillë si ajri dhe ndotja akustike, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kanë kontribuar në13% të të gjitha vdekjeve.Sipas raportit vendet më të varfëra dhe njerëzit në nevojë janë më të goditur nga ndotja.

Çfarë zbuloi raporti?

Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagen, zbuloi se një total prej 630,000 vdekjesh të parakohshme në BE u atribuohen faktorëve të mjedisit. 400,000  persona humbasin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, ndërkohë që 12,000 persona humbin jetën për shkak të ndotjes akustike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve nëpër botë çdo vit dhe përbën një të tretën e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës. Një raport tjetër i OBSh-së për ndotjen akustike vuri në dukje se ai ndikon në problemet e zemrës duke rritur presionin e gjakut dhe hormonet e stresit. Raporti i fundit i EEA gjithashtu hulumtoi se cilat komunitete u prekën.

“Njerëzit e varfër janë të ekspozuar në mënyrë disproporcionale ndaj ndotjes së ajrit dhe motit ekstrem, duke përfshirë valët e nxehtësisë dhe të ftohtin ekstrem”.

Cilat vende preken më shumë?

Raporti i BE vuri në dukje “ndryshime të qarta” midis Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore.

“Barra e sëmundjes së mjedisit është përhapur në mënyrë të pabarabartë në të gjithë Evropën. Përqindja e vdekjeve që i atribuohen faktorëve të mjedisit varion nga  9% në Norvegji dhe Islandë në 23% në Shqipëri dhe 27% në Bosnje dhe Herzegovinë.”

Sa i përket vendeve anëtare në BE, vendi me vdekshmërinë më të lartëështëRumaniam, 19%. Vende të tjera të goditura rëndë përfshijnë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në MB, ndërkohë, rreth 12% e vdekjeve thuhet se janë të lidhura me ndotjen e mjedisit.

“Komunitetet e privuara nga shoqëria zakonisht luftojnë nën një barrë të trefishtë të varfërisë, mjediseve me cilësi të dobët dhe shëndetit të sëmurë,” shkruhej në raportin i EEA.

“Evropa Lindore dhe Evropa Jug-Lindore janë më të varfra dhe më të ndotura se pjesa tjetër e Evropës, me grimca të emetuara nga djegia e karburantit të ngurtë për ngrohje banimi dhe gatim,” theksohej në raport.

Çfarë mund të bëhet?

EEA tha se “hapësirat jeshile dhe blu” duhet të kenë përparësi pasi ato “ftohin qytete gjatë valëve të nxehtësisë, lehtësojnë ujërat e përmbytjeve, zvogëlojnë ndotjen e zhurmës dhe mbështesin biodiversitetin urban”.

Gjithashtu duhet ulur trafiku rrugor dhe subvencionet e karburanteve fosile duhet të hiqen.

Komisioni Evropian i ka dhënë jehonë kësaj pikëpamjeje se një ulje e trafikut rrugor – posaçërisht automjeteve me naftë – do të ishte e dobishme. Ai ka sugjeruar gjithashtu futjen e masave për të inkurajuar përdorimin më të madh të makinave elektrike.

Vitin e kaluar, Londra prezantoi një Zonë Ultra të Emetimeve të Ulëta (ULEZ) në një përpjekje për të kufizuar emetimet e ndotësve nga makinat, furgonët dhe kamionët. Ai përfshin ngarkimin e shoferëve më shumë për të përdorur automjete të vjetra në zona të caktuara.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BEndotjeraport

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

‘Eskobari i Ballkanit’ në burg, GJKKO sekuestron 22 pasuritë e Klement Balilit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English