Skip to content
Të Gjitha

Një muaj më parë i vdiq i ati, 30-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në banesë

· 1 min lexim

Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në zonën e “Yzberishtit”, në Tiranë.

Mësohet se një muaj më parë të riut i kishte ndërruar jetë babai, pasi kishte qenë i sëmurë.

Pas vdekjes së të atit, i riu jetonte vetëm në banesë.

Dyshohet se edhe i riu ishte i sëmurë.

Trupi i të riut u gjet paraditen e sotme, pasi policia dhe zjarrfikësja shpërtheu derën e banesës së tij.

Policia u njoftua nga banorët e pallatit, pasi kishte nisur të vinte një aromë e keqe.

Trupi i tij dyshohet se ishte dekompozuar.