Skip to content
Kronikë

Një i kërkuar ndërkombëtar, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

· 2 min lexim

Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë shqiptare për shkak se rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari mësohet se është Edmond Braka, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.