Nivel i lartë vdekshmërie tek pacientët që e morën, OBSH pezullon provat klinike për ‘ilaçin e Trump’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 19 mars, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në një konferencë për shtyp entuzizmoi botën duke thënë se një mjekim i cili shërben kundër malarias ka dhënë rezultat për sa i përket koronavirusit.

“Po punohet pa pushim për të gjetur vaksinën e duhur. Kemi miratuar mjekime të reja, disa opsione për covid-19, dhe ky është një sukses. Do mblidhen të dhëna për mjekime që funksionojnë. E drejta për të provuar barna të reja është sukses. Me mjekimet e reja mendoj se do ndryshojë gjithçka. Një mjekim për malarian ka dhënë rezultate. Po bëjmë gjithçka të mundemi për qytetarët tanë. Ju bëj thirrje të qendrojmë bashkë me zemër, por të kujdeseni për veten dhe të qendroni në shtëpi. Jemi në një luftë të madhe, jo financiare, por ekonomike, dhe që duhet ta fitojmë sepse është shumë e rëndësishme”.

Mirëpo, së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e hidroksi-klorokuinës tek pacientët me Covid-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, lajm i bërë me dije nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokinën, brenda procesit të testimit “Solidaritet”, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar“, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit – një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.

 

Mike Ryan, drejtues i Programit të Emergjencave të OBSH-së, tha se vendet duhej të punonin për t’u siguruar që të mos kishte kulmim të dytë të menjëhershëm të virusit dhe se vendet do të duhej të krijonin strategji gjithëpërfshirëse për të siguruar një trajektore në rënie të rasteve me Covid-19.

OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike.

Ky vendim vjen pasi studime të ndryshme kanë ngritur dyshime se trajnimi i pacientëve në gjendje të rëndë me ilaçin kundër malaries ose siç njihet ndryshe “Hidroksilkorina ” dëmton rëndë organin e zemrës saqë mund t’i çojë pacientët derjtë vdekjes.

Disa studiues analizuan të dhëna për më shumë se 96,000 pacientë me Covid-19 që kishin vdekur apo kishin dalë nga spitali, ku rreth 15,000 prej tyre ishin trajtuar me hidroksilkorinë ose klorokuin, e disa të tjerë me kombinimin e të dyjave.

Studimi doli në përfundmin se 1 në 11 pacientë të trajtuar me një prej antimalarikët kishte vdekur dhe po ashtu kishte vdekur edhe 1 në 6 pacientë të trajtuar vetëm me hidroksilkorinë apo edhe me klorokuin.

Ata zbuluan se se një ndër simptomat që kishin të vdekurit ishte aritmita kardiake.

Shpërndaje
Share.

Komento