Skip to content
Politikë

Nisma “Gati për Shqipërinë” tërheq 349 aplikantë ekselentë, Rama: Nesër nis puna!

· 2 min lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka shkruar se plot 349 aplikantë ekselentë janë gati t’i bashkohen nismës “Gati për Shqipërinë”. Rama i falënderoi të gjithë aplikantët, si dhe tha se nesër do të nisë menjëherë puna, me anë të aplikacionit “Zoom”. Pjesë e kësaj bisede online, do të jetë dhe vetë kryeministri Rama, por fokusi më i madh do të jetë mes grupit të punës që është ngritur për këtë nismë, dhe studentëve ekselentë.

Mesazhi i Ramës:

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave

• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë

• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”.