Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ku pritet votimi i dekreteve të Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri.
Edhe pse ka nisur seanca, Meta, ende nuk e ka dekretuar Ramën, për ti dhënë atij mundësinë që të jetë edhe ministër i Jashtëm.
“Kushtetuta e para, Kushtetuta e para”, tha Meta për gazetarët.
“Besoj se deri në 17:00 Presidenti t’i ketë dhënë fund kësaj historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjitha ministritë të vijojë puna”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ndryshimet e fundit në kabinet kanë nxitur edhe opozitën që të marrë pjesë në senacë.
Madje, opozitarët kanë dorëzuar edhe emrat e deputetëve për të folur në Parlament, veprim që, sipas mazhorancës, rregullorja nuk ua lejon për shkak se sot nuk parashikohen diskutime, por vetëm votim të dekreteve të Presidentit.