Skip to content
Të Gjitha

Nis dezinfektimi masiv në Fier, pas frikës së shtuar nga COVID-19, mes rasteve të djeshme një biznesmen

9 rastet e reja dje në Fier kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtojë dezinfektimet në terren. Për 15 ditë të plota pallate, godina shtetërore e private, do t’i nënshtrohen këtij procesi. Mësohet…

· 1 min lexim

9 rastet e reja dje në Fier kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtojë dezinfektimet në terren.

Për 15 ditë të plota pallate, godina shtetërore e private, do t’i nënshtrohen këtij procesi. Mësohet se një ditë me parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qëndrueshëm.

Pjesa tjetër e rasteve pozitive ditën e djeshme  kanë qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familjë, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me Covid në Kadastër dhe zyrat e Adisa.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit të tyre. Pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë duke u ndjekur në mënyre ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialiste.