Skip to content
Të Gjitha

Nis aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti në e-Albania: Këta janë hapat që duhen ndjekur

· 2 min lexim

Disa ditë më parë me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka sqaruar procedurat që duhen ndjekur për aplikimin online në e-Albania për kartat e identitetit dhe pasaportat.

Kreu i qeverisë sqaroi se aplikimi bëhet tek “Platforma Qeveritare e Ndërveprimit” në e-Albania dhe se Policia ka 2 afate sa i përket verifikimeve, për ato me procedura normale 8 ditë, për ato të përshpejtuara 24 orë.

Kryeministri bëri me dije se pas verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail lidhur me orarin kur duhet të paraqitet për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse.

Zv .ministrja e Brendshme Rovena Voda në një intervistë për “ABC News”, shpjegon se çfarë duhet të ketë parasysh një qytetar, pasi merr përgjigjen konfirmuese me e-mail apo SMS.

Aplikimi për pasaportë:

  1. Së pari aplikohet te formulari i Policisë së Shtetit ku qytetari hidhen të dhënat personale.
  2. Brenda 7 ditësh vjen një konfirmim për formularin.
  3. Me ardhjen e këtij njoftimi nuk duhet të printoni asgjë, por pas konfirmimit qytetari vazhdoni procedurën tjetër, në linkun ku rezervohet takimi. Duhet të keni kartën e vjetër të identitetit dhe kuponin e blerë në zyrat postare.

Aplikimi për një kartë identiteti:

  1. Në portalin e-Albania paraqitet një dritare ku aplikanti, pasi shkruan të dhënat personale, lë ditën dhe orarin kur do të paraqitet në zyrat e ALEAT, në mënyre që të shmangen pritjet e gjata në radhë dhe grumbullime para këtyre zyrave.
  2. Në ditën e caktuar aplikanti shkon aty për të vendosur shenjat e gishtave, së bashku me kuponin e blerë në postë dhe për të ofruar foton digjitale për këtë dokument.

Kjo metodë e aplikimit online do të funksionojë edhe pas pandemisë, duke reduktuar radhën e gjatë në komisariate apo zyrat e aplikimit, teksa momentalisht shërbimi online nëpërmjet e-Albania funksionon vetëm për qytetarët që jetojnë brenda territorit shqiptar.

Me hapjen e kufijve kjo metodë do të jetë funksionale edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.