Skip to content
Politikë

Ngrihet Komisioni i Mandateve, kush e ka në dorë “fatin” e Sali Berishës (Emrat)

· 2 min lexim

Sot nisi sesioni i 10 parlamentar fillimisht me një mbledhje formale, për të vazhduar në orët e pasdites. Deputetja më e vjetër në moshë në këtë rast Luljeta Bozo, ka lexuar emrat e 140 deputetëve të rinj të Kuvendit. Më pas dy grupet parlamentare të PS dhe PD zgjodhën anëtarët e tyre për Komisionin e Mandateve.

Nga Partia Socialiste anëtarë të Komisionit janë:

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Aurora Mara

Nasip Naço

Toni Gogu

Ndërkohë, nga Partia Demokratike anëtarë të Komisionit janë:

Saimir Korreshi

Dhurata Çupi

Greta Bardeli

Belind Këlliçi

Sipas asaj që deklaroi kryesuesja e seancës së sotme plenare, mbledhja e radhës e Kuvendit do të jetë sot në orën 17.00. Komisioni i Mandateve ka nisur punën dhe pritet që pasdite të konfirmohen emrat e deputetëve të rinj.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përjashtoi ngha grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha.  Kjo ka sjellë shumë reagime  dhe debate, ndërkohë që ditën e sotme në dyert e selisë blu ishin mbledhur disa mbështetës të Berishës që kanë hedhur ofendime të rënda në drejtim të Bashës. Ish-kryeministri ka qenë i shoqëruar ditën e sotme nga Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka. Ajo që u vu re ishte se grupi parlamentar i PD-së ishte i ndarë në dy kampe.