Ngrihen tonet mes deputetes së PD dhe kryetares së seancës Ermonela Felaj në Kuvend

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, debati mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të maxhorancës u ndez edhe më shumë gjatë pyetjeve drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u përball me ndërhyrjen e kryetares së seancës, Ermonela Felaj, teksa ajo po bënte pyetje.
“Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata,” i tha Felaj deputetes Hoti, e cila reagoi menjëherë duke akuzuar maxhorancën për frikë nga aferat ku janë përfshirë. “Jeni në hall të madh sepse keni kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për burg,” u përgjigj Hoti.
Përplasja mes tyre u intensifikua, duke përfshirë edhe deputetët e tjerë demokratë. Felaj këmbënguli që Hoti të bënte pyetjen pa ndërprerë Dumanin. “Bëni pyetjen,” tha Felaj,
Hoti u përpoq të vazhdonte me pyetjet, ndërsa Felaj paralajmëroi për masa disiplinore ndaj atyre që ndërhyjnë në përgjigjet e Dumanit. “Mos i ndërhyni zotit Dumani, po jep përgjigjen e tij, atë që e detyron ligji do japë. Zoti Noka mos ndërhyni, se do ashpërsoj masat disiplinore,” theksoi Felaj, duke iu drejtuar edhe deputetit Flamur Noka, i cili ishte përfshirë më herët në debat.
Lexo më tej
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…
Thanë se e sulmoi ariu dhe vrau veten/ Hetimet për Urim Fikun zbulojnë pistën e vrasjes, dyshohet se u ndoq dhe u qëllua disa herë me pistoletë
Hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës, kanë zbuluar prova…