Ngrihen tonet mes deputetes së PD dhe kryetares së seancës Ermonela Felaj në Kuvend

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, debati mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të maxhorancës u ndez edhe më shumë gjatë pyetjeve drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u përball me ndërhyrjen e kryetares së seancës, Ermonela Felaj, teksa ajo po bënte pyetje.
“Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata,” i tha Felaj deputetes Hoti, e cila reagoi menjëherë duke akuzuar maxhorancën për frikë nga aferat ku janë përfshirë. “Jeni në hall të madh sepse keni kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për burg,” u përgjigj Hoti.
Përplasja mes tyre u intensifikua, duke përfshirë edhe deputetët e tjerë demokratë. Felaj këmbënguli që Hoti të bënte pyetjen pa ndërprerë Dumanin. “Bëni pyetjen,” tha Felaj,
Hoti u përpoq të vazhdonte me pyetjet, ndërsa Felaj paralajmëroi për masa disiplinore ndaj atyre që ndërhyjnë në përgjigjet e Dumanit. “Mos i ndërhyni zotit Dumani, po jep përgjigjen e tij, atë që e detyron ligji do japë. Zoti Noka mos ndërhyni, se do ashpërsoj masat disiplinore,” theksoi Felaj, duke iu drejtuar edhe deputetit Flamur Noka, i cili ishte përfshirë më herët në debat.
Read next
Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën
Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe e Jashtme, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK)…
Pallatet e Armand Lilos të destinuara të digjen! Në flakë “Eyes of Tirana”, kulla me 7 kate pa leje që Bashkia bëri sikur nuk i pa!
Kulla “Eyes of Tirana”, e biznesmenit Armand Lilo, është përfshirë nga flakët në mes të revoltës qytetare që…
Policia që paguajmë për të na mbrojtur, shërbëtore e qeverisë: Nuk ndjehet për bizneset, por godet me gurë gjimnazistët për të mbrojtur selinë e PS-së!
Policia e Shtetit, që paguhet me taksat e qytetarëve për të garantuar sigurinë dhe për të mbrojtur jetën…
Protestat po shkatërrojnë vendin, Rama për Reuters: NUK E JAP DORËHEQJEN
Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të studentëve që kanë përshkallëzuar tensionet në vend dhe…