Skip to content
Të Gjitha

Ngjarje e rëndë në Sarandë, 13-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital

· 1 min lexim

SARANDË

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një 13-vjecar është dërguar pa shenja jete në spital.

Mësohet se i mituri ka qenë bashkë me shokët në një grup shokësh në Shpellën e Lukovës.

Nga këtu, është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihet ende se përse i mituri ka ndërruar jetë, ndërsa në trup nuk i janë konstatuar shenja apo plagë.