Ngjarja në Kavajë/ Qytetarët protestë para MAS dhe policisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqëria civile ka dalë sot në protestë rreth një javë pas publikimit të skandalit për përdhunimin e një të miture në shkollën “Rilindja” të Kavajës.

Unë jam zgjuar që në mëngjes me idenë se do të gjeja shumë njerëz këtu. Duhet të ngremë zërin në një shoqëri patriarkale.

Duhet të drejtohemi te policia, media, rrjetet sociale dhe mënyra të tjera, pasi drejtësia do të vihet në vend“-tha njëra nga vajzat që ishte në protestë.

Ndërsa një tjetër u shpreh se “Përdhunimi është i ndryshëm, nuk është vetëm fizik, por edhe psikologjik. Duhet të mbrojmë të drejtat tona”.

“Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve. Drejtësia të japë dënimin e merituar për autorët”-tha një tjetër protestuese.

Pas ministrisë së Arsimit, grupi i protestueseve marshoi në drejtim të Policisë së Shtetit.

/shqiptarja.com/

Shpërndaje
Share.

Komento