Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.
Rreth orës 18:00 në fshatin Buçimas, gjatë një sherri mes vëllezërve Olsi Çekiçi 44-vjeç ka goditur disa herë me thikë nënen e tij Firses Çekiçi. Nga goditjet e shumta dhe plagët e marra 70 vjeçarja Çekiçi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën. Ndërkohe ka qëlluar edhe vëllan e tij, i cili mori disa plagë në kokë por që ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 44-vjeçari e ka copëtuar trupin e nënës së tij Firdes Çekiçi, dhe kokën e ka varur në derën e oborrit. Fqinjët thanë se 44 vjeçari ishte babai i një vajze dhe ishte divorcuar, ndërkohë që kishte qenë disa herë në çmendinë pasi ishte person problematik.
Gjithashtu Çekiçi është person me precedent penal, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë dhe ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë.
Më tej fqinjët thanë Olsi e rrihte zakonisht të ëmën, që ishte zonjë grua por i biri ishte me probleme mendore.
“E rrihte nënën. Thonë që pinte edhe lëndë narkotike. Sot ndodhi kjo që ndodhi. Unë isha brenda kur më thanë. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derë përjashta, në rrugë. Nuk e kemi parë ne, por kështu thonë. Thonë që thërriste ndihmë, ndihmë, por asgjë. Këtu shteti duhet që të funksionojë. Unë habitem se cfarë doktori është ai që ka dhënë firmën për të dalë. Ai duhet futurtr në burg”, tha komshiu.
“Nuk di cfarë të them. Vetëm të vërtitura kemi dëgjuar. Ishte zonjë grua, por ai ishte me penallti. Ishim brenda, nuk ishim jashtë. Dëgjuam të bërtitura, që ulëriste. Po thërrisnin e vrau, e vrau. Ai ishte problematik shumë”, tha një fqinje tjetër.