Skip to content
Të Gjitha

Ngec puna te KLP-ja për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidati i skualifikuar apelon vendimin

· 1 min lexim

Kandidati i skualifikuar nga gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj, ka apeluar vendimin në gjykatën e Apelit Administrativ.

Alushaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KLP-së dhe rikthimin në garë, shkruan “Balkanweb”.

Si pasojë e ankimimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mund të marrë në pyetje kandidatët e tjerë.

Ndërkohë Gjykata e Apelit administrative ka 7 ditë afat për të marrë një vendim.

Alushaj u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm, pasi KLP konstatoi se nuk përmbushte kushten e 15 viteve përvojë punë.

Pas Alushajt, në radhë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.