Skip to content
Kryesore

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 70 vjeçari

· 1 min lexim

Një 70-vjeçar është arrestuar në Maliq. Dyshohet se 70-vjeçari Iqmet Skënderi, ka ngacmuar një të mitur në dyqanin e tij.

Sipas deklarimeve të 11-vjeçare, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj. E mitura ka reaguar duke bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit.

Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë. Pas denoncimit, policia e Maliqit ka arrestuar 70-vjeçarin Iqmet Skënderi mbi të cilin rëndon akuza e “ngacmimit seksual me të mitur”.