Nga taksa 9% dhe 110 mijë vende pune deri tek paga minimale 36 mijë lekë, ja premtimet e PD-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partisë Demokratike ka prezantuar sot programin ekonomik. Lulzim Basha është shprehur se si kryeministër do të angazhohet që të rimëkëmbë ekonominë.

“T’i kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve” tha kreu i PD, ndërsa tregoi disa nga angazhimet që do të bëjë që ditën e parë kur të marrë detyrën si kryeministër.

Basha është shprehur se do të angazhohet për minimumin 110.000 vende pune, rritjen e pagës minimale dhe të pensioneve. Ai tha se qeveria do të paguaj 100% interesat bankare për të gjithë ata që do blejnë një banesë.

Pjesë nga fjala:

Kemi punuar për një plan që do rikthejë Shqipërinë. I kemi kushtuar shumë kohë. Këtë herë duam të sjellim një program punë një program qeverisje, jo thjesht politike apo fushatë politike.

Megjithatë jam i vetëdijshëm, shumë prej jush, keni dëgjuar kaq shumë premtime. Jeni lodhur nga ata që ju premtojnë botën dhe nuk ju dhanë asgjë. Unë nuk kam dalë të premtoj gjëra që nuk do bëhen realitet. Nuk janë premtime janë angazhime të padiskutueshme të miat si kryeministër.

Unë marrë këtë barrë të përgjegjësisë para jush, jo pas 8 vite, por në 4 vitet e para, ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri, të sjellim një qeveri që kujdeset për veten. Unë mund të premtoj 500 mijë vende punë, por do ishte manipulim, koha e matrapazëve politikë, ka mbaruar. E keni parë se cfarë kanë bërë për ju dhe se çfarë kanë marrë vër vete.

Dyfishimi është i të ardhurave

“Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme. Javët në vijim shpalosja e ofertës tonë do të bëjë qartë kategori për kategori, familje për familje për çdo trevë shqiptare, për çdo fasho të të ardhurave të çdo individi apo familje, profesione, moshë, benefitet direkte të këtij programi për ju dhe familjet tuaja.

Shtresa e mesme është motori i zhvillimit, sepse nxit transformimin e shoqërisë, nxit inovacionin dhe ecjen përpara të ekonomisë. Një shtresë e mesme e fortë është po kështu garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit. Një shtresë e mesme e fortë është faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike. Rritja e mirëqenieve të familjeve shqiptare nuk është slogan sepse mirëqenia lidhet direkt me shëndetësinë, me shëndetin, pra me jetëgjatësinë dhe me gjithçka që ka të bëjë me të përditshmen e shqiptarëve, ndaj dhe programi ynë do ta bëjë Shqipërinë një vend ku zhvillimi të marrë hov në çdo fushë, dhe përfitimi të ndihet nga çdo shqiptar”.

110 mijë vende pune

“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në shpalosjen e këtij programi, sot dhe në ditët në vazhdim ne do të shpjegojmë ofertën tonë në të gjitha rrafshet, do të përmirësoj klimën e biznesit për biznesin dhe sipërmarrjen shqiptare, por po kështu për investitorët e huaj. Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre”.

Paga minimale 36 mijë lekë

“Paga minimale 36.000 lekë të reja në muaj. Zotimi im i para dy viteve është pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja do bëhet duke krijuar lehetësira për bisnesin”.

Taksë e rrafshët 9%

“Unë angazhohem të ul taksën në 9% duke ruajtur fashën mbrojtëse. Ulje të 18% e sigurimeve shoqërore për të vetë punësuarit”.

Rritja e pensioneve

“Do rrisim pensionin për 650.000 për pensionistët. “Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit tonë të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit”.

Ulet çmimi i energjisë elektrike

“Angazhohen të ul çmimin e energjisë elektrike dhe karburanteve do t’i vijë në ndihmë të gjithë familjeve shqiptare”.

Heqja e tarifës për studentët e varfër

“Mbulim të tarifave për studentët që vijnë nga familje të varfra”.

Ushqim falas në shkolla

“Aktivitete pas shkollës dhe ushqim falas për nxënësit. Bonus për 3.000 lekë për çdo bebe”.

Shteti do paguajë interesat e kredive për shtëpi

“Do paguaj 100% interesat bankare për të gjithë ata që do blejnë një banesë”.

Kuadri ligjor, i parashikueshëm

“PD zotohet që kuadri ligjor i miratuar qe ne fillim te mandatit do te ngelet ne fuqi për gjate gjithë kohëzgjatjes se mandatit duke rikthyer parashikueshmërinë dhe duke ndihmuar në marrjen e vendimeve të duhura nga ana e tatimpaguesve”.

Tribunali Tatimor

“Në bashkëpunim me organizatat e tatimpaguesve do të reformohet thelbësisht sistemi ankimor duke ngritur Tribunalin Tatimor, një trupë paragjyqësore, e cila do të bashkëkryesohet edhe nga përfaqesues që vijnë nga radhët e tatimpaguesve shqiptarë. Po ashtu të gjithë trupat konsultative qeveritaro-biznesorë, do të bashkëkryesohen nga përfaqësues që vijnë nga radhët e biznesit”. /Gazetareforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento