Nga lidhje dashurie në përdhunim në grup, shqiptarja rrëfen tmerrin e lidhjes jashtëmartesore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grua me origjinë shqiptare ka denoncuar në polici tmerrin e përjetuar për 10 vite me radhë, nga një burrë me të cili krijoi lidhje jashtëmartesore.

Identiteti i shqiptares nuk është bërë me dije nga policia italiane. Meidat italiane kanë shkruar për historinë e tmerrshme që ka përjetuar shqiptarja, ku për 10 vjet torturohej dhe përdhunohej në grup edhe nga 20 burra njëherësh.

Pas 10 vitesh ajo gjeti guximin që të denonconte ngjarjen e rëndë që i ndodhte për vite me radhë.

Gjithcka nisi me një lidhje jashtëmartesore, raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano, midis vajzës me origjinë shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës i është kthyer në një makth të vërtetë.

Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale edhe me burra të tjerë. Raste përdhunimi të viktimës që arrinin edhe nga 20 burra njëkohësisht. Dhe mjete për praktika sadomazokiste u gjetën në shtëpinë ku ndodhte tortura prej 10 vitesh.

Policia e Cosenza-s ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave, të cilët akuzohen për “dhunë seksuale në grup” dhe për “zhvatje”.

“Në shtëpi u gjetën gjithashtu mjete për praktikat sadomazokiste”, tha prokurori. Sipas hetuesve, hetimi për dhunën seksuale në grup filloi pas denoncimit të gruas.

Shpërndaje
Share.

Komento