Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

21:20 15/03/2026
Reading Time: 3 min lexim
Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim...

Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i cili u dërgua në Siri nga familja kur ishte vetëm 8 vjeç. Rrëfimi i tij hedh dritë mbi fatin e dhjetëra të miturve shqiptarë që u morën nga prindërit në zonat e luftës, pa e kuptuar se ku po shkonin dhe çfarë i priste.

Sipas të dhënave, mosha më e vogël e një të mituri të marrë nga prindërit dhe që ndodhet aktualisht në Siri është një vajzë 6-muajshe nga fshati Gurras i Pogradecit. Bëhet fjalë për Jusra Shulin, e cila rezulton të ketë lënë Shqipërinë në fund të tetorit 2013, së bashku me nënën dhe të atin, Krenar Shulin. Në atë kohë, Jusra ishte foshnjë e sapolindur, ndërsa me të u larguan edhe motrat e saj, Erma 7 vjeçe dhe Elona 11 vjeçe.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të familjarëve për kthimin e 5 nipërve dhe mbesave nga Siria, shteti shqiptar nuk ka mundur t’i riatdhesojë fëmijët e çiftit Shuli, të cilët të dy kanë mbetur të vrarë gjatë luftës. Gjyshërit e tyre vijojnë të jetojnë me shpresën se do t’i përqafojnë sërish, ashtu siç ndodhi me Eva Dumanin, e cila pas rrëmbimit nga i ati në moshën 9-vjeçare, arriti më në fund të kthehej në shtëpi.

Në Siri, përveç Elonës, Ermës dhe Jusrës, llogariten edhe Suhejbi dhe Ibrahimi, të lindur atje. Në total, sipas raportimit, janë 17 të mitur shqiptarë që kanë nevojë të kthehen në Shqipëri.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, sjell edhe dëshminë e Abdit, i cili kujton se deri në momentin e largimit bënte një jetë të zakonshme në Tiranë. Ai sapo kishte nisur shkollën dhe lufta ishte për të vetëm një realitet i largët, që dukej në ekran si diçka që i përkiste një bote tjetër. Por fëmijëria e tij u ndërpre nga vendimi i prindërve për t’u bashkuar me babanë në Siri.

“Po në shkollë si gjithë të tjerët ishim si çdo familje në Tiranë, jetonim, babi ishte në punë. Unë isha në shkollë, vëllezërit në kopshte. bëhet fjalë nga vitit 2012 deri në 2013, mbaj mend që babi u largua. Mora vesh që ka ikur në vendet arabe dhe pas gjashtë muajsh diçka e tillë, vendosi dhe mami, flisnim me babin dhe u shpërngulëm edhe ne. Ka pasur ndikim shumë të madh nga njerëzit, besimtarët që u shoqëronte.

Nuk kisha dijeni se ku po shkoja. Fëmijëve nuk u jep kush përgjigje, supozohet se ndjek prindërit. Lloj partish lloj ushtrish, luftëra mes tyre. Po shkove atje burrat luftojnë. Babi doli në mëngjes bashkë ushtrinë edhe u kthye në drekë nga pasditja. Pastaj na thanë që ndërroi jetë, ishte vrarë në luftime”, tha Abdi.

Babai i tij, Hamit Muslia, figuron në listën e luftëtarëve të ISIS-it të vrarë në Siri. Sipas raportimit, ai ishte indoktrinuar nga imamë të vetëshpallur, jashtë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe u largua drejt zonave të konfliktit ashtu si qindra të huaj të tjerë gjatë viteve 2013 deri në 2015.

Edhe pse janë kryer disa operacione riatdhesimi, në Siri vijojnë të mbeten 44 shqiptarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Histori si ajo e Abdit tregojnë pasojat e rënda që ka lënë ky fenomen mbi të miturit, të cilët u përfshinë në një luftë që nuk e zgjodhën vetë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn, SPAK dyshon skemë pastrimi parash mes “One” dhe “Gogel” me fondet e Bashkisë Tiranë

Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn, SPAK dyshon skemë pastrimi parash mes “One” dhe “Gogel” me fondet e Bashkisë Tiranë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English