Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga apartamenti duplex te “Ford Fiesta”, ja parregullsitë që gjeti KPK për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme

12:18 13/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, po zhvillon seancën dëgjimore, me gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Marsela Balilin.

Hetimi për Bilalin është kryer vetëm në kriterin e pasurisë.

Gjyqtarja bëri kërkesë për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, por trupa gjykuese vendosi ta rrëzojë në këtë fazë të procesit.

Gjithashtu në fillim të seancës, Bilali dorëzoi një vërtetim punësimi të prindërve të saj në SHBA.

Në raportin e ILDKPKI, rezulton se deklarimi nuk është i saktë dhe ka fshehje të pasurisë.

Në pronësi të gjyqtares janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë në vitin 2010, për shumën e 125 mijë eurove.

Si burim është deklaruar një kredi, shitja e një apartamenti, 14 mijë euro hua, ndërsa i duhet të shlyejë edhe 10 mijë euro.

Komisioni ka gjetur mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament.

Ka ndryshim në aktmarrëveshjen që është deklaruar në 2007-ën, por edhe në çmim, duke rezultuar se apartamenti është blerë më pas nga sa ishte tregu.

Ndërsa për makinën “Ford Fiesta” të blerë për 4 mijë euro në 2012-ën, është deklaruar si burim, një pjesë huaje, marrë shtetasit M.M.

Për ligjshmërinë e të ardhurave të këtij personi ka dyshime të forta, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe mospërputhjeve të deklarimit.

Parregullsi janë gjetur edhe tek llogaritë për fëmijët e mitur, ku rezulton se çifti ka pasur mungesë financiare.

Gjithashtu gjyqtarja ka deklaruar se ka marrë dy shuma nga babai i saj në SHBA, për blerjen e një apartamenti në Vlorë.

Subjekti nuk ka deklaruar përdorimin e aprtamentit, ndërsa rezulton se babai i gjyqtares ka pasur mundësi financiare për këtë pasuri.

Mospërputhje janë konstatuar edhe për një motoçikletë në emër të bashkëshortit, të blerë në 2012-ën, për 140 mijë lekë të reja.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: KPKmarsela balilipasuria

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Gjykata i pushoi dënimin prej 15 vitesh, shqiptari bëhet biznesmen në Angli

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English