Ndonëse vendi ynë tashmë pothuajse është hapur totalisht, dy ditët e fundit janë raportuar shumë raste, duke rritur shqetësimin e njerëzve.
Ditën e djeshme nga 25 raste të reja, 15 ishin në një call center, teksa sot u raportuan 21 raste të reja, nga të cilat 13 janë personel mjekësor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht janë 205 raste aktive, pasi pjesa tjetër është shëruar.
Mes tyre janë edhe 30 fëmijë të infektuar dhe aktivë nga 60 që janë infektuar në total, raporton FaxWeb.al.
Rastet e fundit dolën pozitivë dy ditë më parë, të cilët u infektuan nga nëna e cila punonte në fasoneri.
Megjithatë, nuk ka asnjë fëmijë të shtruar në spital, pasi sic thonë edhe ekspertët, nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja të lehta të sëmundjes.
Nga ana tjetër, vetëm në 24 orët e fundit ka tetë raste të reja të shtruara në Spitalin Infektiv, pra, kemi një rritje të ndjeshme me 50% të rasteve, por lajm i mirë është se në këto raste nuk ka forma të rënduara të virusit.