Skip to content
Të Gjitha

“Never Forget”/ Gjykata merr masën për 10 të arrestuarit

· 1 min lexim

Ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest në burg” për 10 të pandehurit e kapur gjatë operacionit policor “Neveër forget”.

Ndaj tyre rëndojnë akuza lidhur me vepra penale të rënda si pjesë e grupit të Laert Haxhisë. Më herët ka qenë prokurori Kreshnik Ajazi që kërkoi masën e arrestit një ditë më herët.

Aktiviteti i këtij grupi kriminal u dekonspirua nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani, që zbardhi shumë nga vrasjet, plagosjet dhe vjedhjet e Laert Haxhisë.

Ky i fundit është kapur nga autoritetet greke në Janinë dhe pritet ekstradimi në Shqipëri. Në mungesë të Laertit kanë 10 anëtarë të bandës sot në seancën gjyqësore.

Të pandehurit:

1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu

3.Lulzim Spahia

4.Ligor Romacka

5.Erisjano Abedini

6.Marglen Topuzi

7.Idriz Manej

8.Bujar Abedini

9.Enriko Xhahysa

10.Bledar Berberi

  1. Erisiana Abedini