Nëna e mori me vete në Siri kur ishte 6 vjeç, babai shpërthen në lot kur takon të birin pas 5 vitesh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Le Iene” në Itali, u trajtua historia e një fëmije shqiptar, që u dërgua nga Italia në Siri, nga nëna e tij.

I mituri u gjet i gjallë në një kamp në Siri dhe i ati arriti ta takonte falë përpjekjeve të emisionit.

Alvini i vogël ka lindur në Itali, por është me nënshtetësi shqiptare, por pa një përfaqësues diplomatik nga Tirana, ai nuk mund ta lërë kampin.

Fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë, u mor një ditë nga nëna, e cila vendosi t’i bashkohej ISIS.

Që nga ajo ditë, i ati, nuk ka mundur dot ta takojë.

Për nënën e tij thuhet se dikush i mbushi mendjen që të largohej, pasi familja shqiptare me tre fëmijë, bënin një jetë normale.

Alvin ishte vetëm 6 vjeç kur iku në Siri.

Babai i tij tregon se një ditë mori një letër që thoshte se ishte nga i biri, i cili kërkonte që ta kthente në shtëpi.

Valbona Berisha udhëtoi nga aeroporti i Bergamos, më pas ndaloi në Turqi dhe në fund mbërriti në Siri.

Autoritetet italiane po mundohen të kapin GPS e celularit të saj, për të zbardhur rrugëtimin në Siri.

Emisioni munësoi pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin “Al-hol” në Siri, ku mbahen 70 mijë persona, 90% e të cilëve gra dhe fëmijë.

Prej 5 vitesh  babai Afrim Berisha nuk reshti duke kërkuar djalin e tij, prej të cilit ka marrë vetëm një letër në të cilën djali i shkruante se e kishte marrë malli dhe donte të kthehej  pranë babait. Gazetarët e

Ky kamp ndodhet në një zonë të rrezikshme, pasi është bërë objekt i fushatës ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Videon e plotë mund ta shihni këtu.

Shpërndaje
Share.

Komento