Skip to content
Sociale

Nëna dhe babai puthin foton e Mateos, familjarët në shesh për të mbledhur firmat

· 2 min lexim

Familjarët e Mateos , kanë dalë sërish në sheshin qendror të qytetit të Fierit duke kërkuar solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve për të mbledhur firmat për ti dhënë dënimin maksimal Klodian Çalamanit, autori i vrasjes së 8-vjeçarit.

Momente prekëse shihen edhe nga pamjet, ku nëna dhe babai kanë puthur foton e të birit.

Ndërkohë shihet se qytetarë i janë bashkuar thirrjes dhe kanë firmosur për ndryshimin e ligjit dhe varjen e autorit 38 vjeçar, i cili vrau në mënyrë makabre vogëlushin.

Theksojmë se Gjykata e Fierit ka dhënë dje  masën e sigurisë arrest në burg për Klodian Çalamanin. 3  8-vjeçari nuk u dërgua në gjykatë për shkak të situatës së tensionuar me familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Incidente  u shënuan në Gjykatën e Fierit mëngjesin e djeshëm ku familjarët e 8-vjeçarit të ndjerit Mateo Vasiu tentuan të hynin me forcë në sallën e gjyqit për të parë nga afër vrasësin e djalit të tyre, Klodian Çalamani.

Familjarët nuk u lejuan nga policia që të hyjnë brenda sallës së gjyqit, teksa situata ka agravuar. Ata janë shprehur të revoltuar për faktin që nuk i lënë të hyjnë brenda në sallë.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar perimetrin dhe kanë marrë masa për të ndalur trazirat. Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë dënim me vdekje për Klodian Çalamanin.