Skip to content
Të Gjitha

Negociatat/ Komisioneri Hahn darkë pune me Ramën

· 1 min lexim

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Johannes Hahn ndodhet në një vizitë në vendin tonë, pas Prishtinës.

Ai po zhvillon një darkë pune me kryeministrin Rama.

Takimi po mbahet pa praninë e mediave, ndërsa në përfundim të saj pritet të shpërndahet një deklaratë për mediat.

Në fokus të bisedës së tyre mendohet se janë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, por edhe kushtet e tjera të vendosura nga BE për integrimin.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë pasi në qershor pritet vendimi për çeljen e negociatave.

Por gjithashtu edhe në një moment protestash si ajo e studentëve, banorët e Astirit, por edhe artistët.