Skip to content
Të Gjitha

‘Në Shqipëri më shkatërruan me ilaçe për 16 ditë…’/ Skënder Gega flet nga spitali në Turqi ku po lufton Covid-in

· 2 min lexim

Ai ndodhet në Stamboll ku po lufton me koronavirusin, edhe pse u mjekua për më shumë se dy javë në Shqipëri me ilaçe të dhëna nga mjekët tanë.

Por së fundi trajneri i Gega, ka habitur me deklaratën e tij, në lidhje me mjekimet e paefektshme që bëri si kurë në vend, para se të largohej urgjent për të Turqi.

Lajmi i transferimit të Skënder Gegës për në Turqi pas më shumë se dy javësh në një gjendje jo të mirë në kryeqytet, ka befasuar të gjithë sidomos tifozët e ekipit të Kukësit.

Megjithatë trajneri i Kukësit i shtyrë edhe nga fëmijët e tij ka vendosur të transferohet në Stamboll, për një mjekim më të specializuar.

Pas gati dy ditësh në një spital të Turqisë, “Top Channel” ka komunikuar me trajnerin Gega i cili duket të jetë më i stabilizuar në gjendjen e tij.

“Jam më mirë, u shkatërrova me ilaçe për 16 ditë dhe nuk pata përmirësim, nuk mbante më. Kur erdha këtu, mushkëritë i kisha të mbuluara. Por do të më kalojë.

Kam filluar menjëherë një terapi për mushkëritë. Me tampon kam dal negativ. Iku më e shumta, por duhen disa ditë për të plotësuar terapinë e mushkërive”,- tregon Gega.

Skënder Gega ka rezultuar pozitiv që nga data 11 nëntor dhe gjatë gjithë ditëve që ka qëndruar në Tiranë gjendja e tij nuk pati përmirësim.

Ndërkohë, pas lajmit për transferimin e tij, ishin të shumtë ata që reaguan. Për këtë vetë Skënder Gega, ka publikuar një mesazh falenderimi, duke ju drejtuar edhe skuadrës e cila gjithashtu pati një dedikim në ndeshjen e së mërkurës ndaj Laçit, ku mori edhe fitoren e parë.

/Burimi: TCH/ GazetaReforma.com/