Skip to content
Kronikë

Në një zonë shkëmbore të thepisur, pamjet nga vendi ku u gjet i vrarë Ruzhdi Hoxha (Video)

· 2 min lexim

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbullimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ballkan Web ka siguruar pamjet e vendit të ngjarjes ku u gjet trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.  Viktima është gjetur pas malit të Dajtit në një zonë shkëmbore.

Mësohet se trupi ka qëndruar për shumë orë në vendin e ngjarjes për kryerjen e ekspertizës, si edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Biznesmeni i inerteve Rruzhdi Hoxha baba i dy fëmijëve ishte prej dy javësh i zhdukur. Ai ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Policia ka arrestuar personin e fundit që ishte me të, 43-vjeçarin Fredi (Ferdinand) Rrushi.