“Në krah të Turqisë mike”, Meta mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Turqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë ditën e djeshme.

Meta shkruan, se është i tronditur nga viktimat, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tyre, popullit turk dhe presidentit Erdogan.

Më tej presidenti është shprehur se ai dhe populli shqiptar, janë në krahë të Turqisë mike, në këto momente të vështira.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, shkruan Meta.

Nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë që goditi provincën Elazig, kanë humbur jetën 21 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur më shumë se 1 mijë.

Deri më tani, forca e kërkim-shpëtimit, kanë nxjerrë të gjallë 4 persona nga rrënojat, ndërsa kërkimet vijojnë ende.

Sipas mediave turke, pas tërmetit të fortë janë regjistruar edhe 78 lëkundje me magnitudë nga 2.4-5.4.

Kjo ka bërë që qytetarët ta kalojnë natën përjashtë në temperatura shumë të ulëta.

Shpërndaje
Share.

Komento