Skip to content
Rajoni

Në kohë pandemie, Maqedonia e Veriut zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

· 1 min lexim

Zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Këto zgjedhje ishin planifikuar të mbaheshin në 12 prill të këtij viti por që për shkak të situatës jo të zakonshme të pandemisë u shtynë për ditën e sotme.

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet që nga muaji janar nga qeveria teknike e drejtuar nga Oliver Spasovski.

Ditën e hënë dhe të martë kanë votuar personat e prekur me Covid-19, personat ne izolim dhe të burgosurit.

Maqedonia e Veriut është e ndarë në gjashtë zona zgjedhore, ku nga secila dalin nga njëzet deputetë për në parlament . Kandidatët shqiptarë kandidojnë në zonën e gjashtë.

Partitë shqiptare kanë pasur së bashku 20 deputetë në mandatin e fundit.

Me të drejtë zgjedhje janë 1 milion e 814 mijë qytetarë dhe procesi do monitorohet nga 98 vëzhgues të ODIHR dhe përfaqësues të tjerë të organizatave joqeveritare.