Skip to content
Të Gjitha

Në kërkim për vrasjen e kryekomisarit, Arben Frroku i shpëton burgimit të përjetshëm! Ja çfarë vendosi Holanda

· 2 min lexim

Arben Frroku u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit më 29 Qershor 2015 për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Mirëpo, Gjykatës së Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm.

Nga ana tjetër, Prokuroria apeloi vendimin, gjë që solli më pas vendimin e Gjykatës së Apelit, ku Frroku u dënua me burgim të përjetshëm.

Por, gjatë kohës që ishte lirë ai u arratis nga Shqipëria.

Frroku qëndroi disa vite i lirë dhe më pas u arrestua në Holandë me dokumenta false greke.

Mirëpo, më 12 shkurt të vitit të kaluar Holanda refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri.

Shkak u bë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi është i dënuar përjetë për një krim që pretendon se nuk e ka kryer.

Së fundmi, Arben Frroku i ka shpëtuar përfundimisht ekstradimit në Shqipëri, ndërsa është dënuar në Holandë me 18 vite burg, duke zbritur kohën e qëndrimit në paraburgim në Shqipëri dhe në Greqi.

Frroku u bë i njohur gjithashtu për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “Çiftelia”.

Tavolina “Çifltelia”

Aso kohe në të bënin pjesë ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.