Skip to content
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, akuza

· 1 min lexim

Forca e Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin “Operacionalja 37”, që çoi në kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

Në pranga ra Genti Beqiri, i njohur edhe si Eduard Pano, 45 vjeç nga Tirana, i cili kërkohej nga autoritetet italiane për përfshirje në grup kriminal, trafik droge dhe falsifikim dokumentesh. Për të, Gjykata e Apelit në Napoli kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me ENFAST dhe Interpolin. Ndërkohë, janë në vijim procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.