Skip to content
Të Gjitha

Ndryshimi i hartës territoriale, Veliaj kërkon t’i shtojë Rinasin Tiranës

· 2 min lexim

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar ndryshimin e hartës territoriale.

Ai ka propozuar që Rinasi të jetë pjesë e Tiranë dhe jo e Fushë-Krujës.

Këtë deklaratë kryebashkiaku i Tiranës e bëri nga Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet projektbuxheti për pushtetin vendor për 2020-ën.

Më tej ai shtoi se nuk mund të investojë në një territor që nuk është i Tiranës.

Ndër të tjera Veliaj theksoi se investimi kryesor në Tiranë për vitin e ardhshëm do të jetë Piramida, e cila do të kthehet në një qendër për teknologjinë dhe informacionin.

“Reforma territoriale shumë e rëndësishme. Projekti i rilindjes urbane ka sjellë ndryshim. Projekti më ambicioz i Bashkisë Tiranë ka të bëje me piramidën, që do jetë edhe investimi kryesor i 2020. Do jetë një qendër e teknologjisë dhe informacionit. Pas reformës territoriale ka ardhur koha për ndryshim të hartës territoriale. Rinasi të jetë i Tiranës dhe jo i Fushë- Krujës. Nuk investoj dot më në një territor që nuk është i imi. Ka ardhur koha për një ligj për Tiranen. Siç eshte Roma kapital, duhet të jetë edhe Tiranë kapital. Kemi marrë modele shumë të mira”, u shpreh Veliaj.